Derbi i qytetit të Milanos, përfundoi në barazim 2:2.
Stefano Pioli debutoi në stolin e Interit pikërisht në derbin përballë Milanit. Skuadra e tij mori një barazim në sekondat e fundit të ndeshjes, pasi që dy herë ishte në disavantazh.
Pioli është ndarë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, të cilët luftuan deri në fund për të mos shmangur humbjen nga kjo sfidë, transmeton KosovaPress.
“Nuk e meritonim të dilnim të mundur nga ky takim pas asaj që treguam në fushë, por kemi nevojë të përmirësohemi më shumë”, ka thënë Pioli.
“Na duhet të kemi balancim në secilin repart, pasi që në pjesën e parë i lejuam atyre që të na kundërsulmonin.
“Megjithatë, atë që u kërkova djelmoshave edhe e morra. U thash para ndeshjes se duhet të japim shpirtin në fushë dhe ata e bënë një gjë të tillë”.
Interi ka mbetur shumë prapa rivalëve të tjerë, pasi që në 13 xhiro ka mbledhur vetëm 18 pikë dhe mban pozitën e nëntë në tabelë.