Sport

Këto janë fanellat me të cilat do luaj Kosova (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sfidon Kroacinë në udhëtim sonte me fillim prej orës 20:45.

Tashmë dihen edhe fanellat e dy skuadrave për takimin, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Kroacia do të luajë me fanellat tradicionale, ndërsa Kosova me ato të verdha.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga UEFA për zhvillimin apo jo të ndeshjes.

Shiu i madh në Zagreb rrezikon edhe seriozisht zhvillimin e takimit.