Sport

Këto janë dy destinacionet e mundshme të Gianni De Biasit

Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, nuk është duke garuar vetëm për postin e trajnerit të skuadrës nga Serie A, Crotone, por edhe për ta udhëhequr Kombëtaren e Australisë.

De Biasi u shkarkua nga posti i trajnerit të Alavesit në La Liga dhe tani është bërë prioritet e nxehtë në tregun e trajnerëve, transmeton Express.

Ai është lidhur me një kalim te Crotone, skuadër që është në kërkim të zëvendësuesit të Davide Nicola që dha dorëheqje papritur.

Por, Sky Sport Italia raporton se Australia po shikon mundësinë për ta emëruar italianin, pasi Ange Postecoglou dha dorëheqje pasi u kualifikua për Kupën e Botës “Rusia 2018”. /Express/