Dje në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Shumë artistë të njohur dje i keni parë teksa kanë përfunduar obligimin e tyre për të votuar, transmeton Gazeta Express.
Madje shumë prej tyre kanë treguar se cilën parti e kandidat përkrahin ata.
Një gjë të tillë ka bërë edhe valltarja dhe këngëtarja Donjeta Kosumi e njohur si “Kallashi”.
Ajo në ditën e zgjedhjeve në profilin e saj në Instastory ka postuar një fotografi të kandidatit për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma , Ramush Haradinaj.






















