Derisa partitë politike janë duke zhvilluar fushatën e tyre, shumë yje të njohura të estradës po zbulojnë se cilin subjekt politik e kandidat po përkrahin ata.
Edhe këngëtari i njohur Gena ka bërë të ditur përmes një postimi se cilin prej kandidatëve për deputet përkrahë ai, transmeton Gazeta Express.
Gena përmes një postimi që ka bërë në profilin e tij në Facebook, ka bërë të ditur se ai është në mbështetje të këngëtarit të njohur Labinot Tahiri i cili është kandidat për deputet nga AKR.
Këngëtari i njohur Gena ka bërë thirrje të gjithëve që ta votojnë numrin 10 Labinot Tahirin.
“Votoni numrin 10 Labinot Tahiri.. I vetmi dhe i pari per ju..Vizjonar dhe i pa lodhur, numri 10…”, kishte shkruar Gena.
Por edhe Labi nuk ka kaluar pa falënderuar kolegun e tij Genën për mbështetjen që ai po i ofron.
Labi në profilin e tij në Facebook ka bërë share statusin e Genës, duke e falënderuar atë.
“Faleminderit GENA”