Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj vetëm pak ditë më parë dha lajmin për të gjithë fansat e saj se ajo i ka thënë “PO”, propozimit për fejesë nga i dashuri i saj Jakub Kindl.
Momenti kur Jakub i kishte propozuar fejesë Afërditës ishte shumë i magjishëm me qirinj e buqeta me trëndafila, transmeton Gazeta Express.
Ndonëse familja e Afërditës nuk kanë qenë prezent në Pragë për të festuar këtë moment së bashku me të, ata kishin gjetur një mënyrë si ta bëjnë të lumtur.
Përmes një postimi që ka bërë Afërdita në llogarinë e saj në Instastory shihet se nëna, motra e vëllai i kanë dërguar asaj një buqetë me trëndafila të kuq në Pragë.
Kjo dhuratë e ka gëzuar shumë atë.