Sport

Këta priten të jenë garuesit e rinj të Formula 1 (Foto)

Sot është duke u zhvilluar testi për Formula 1 në Budapest të Hungarisë. Në këto teste janë të pranishëm pilot të rinj, shkruan IndeksOnline.

Faqja zyrtare e F1 ka publikuar fotot e pilotëve të rinj që janë pjesëmarrës në këtë test, që zhvillohet po ashtu edhe nesër ditën e mërkure.

Pra me këtë gjë mund të mësojmë se pas pensionimit të Vettel, Hamilton, Raikkonen, Massa e shumë të tjerë, më poshtë mund t’i gjeni zëvendësuesit e tyre.

1. Makina e Mercedes – pritet që ta ketë një djalosh të fortë dhe simpatik. Ai quhet George Russell nga Britania e Madhe, që tani ka vetëm 19 vjeç.

2. Ferrari – me një zëvendësues tipik që në ëndërr e ka të bëhet si legjenda Schumaher. Ai është 19 vjeçari nga Monaco, Charles Laclerc.

3. Red Bull – kjo makinë ka një të ri emri i të cilit tashmë dihet, Max Verstappen, por kolegu i së ardhmes pritet të jetë Pierre Gasly, francezi 21-vjeçar.

4. Makina Williams – Felipe Massa zhvillon sezonin e fundit, ndërsa zëvendësuesi i tij mund të jetë Luca Ghiotto i cili bëri debutimin në F1 në testet e sotshme në moshën 22 vjeçare.

5. Toro Rosso – Sean Gelael shoferi i F2 nga Indonezia pritet të jetë zëvendësuesi i Carlos Sainz dhe Daniil Kvyat. Ai është 20 vjeçar.

6. Renault – Robert Kubica do ta bëjë testin e parë për Renaultin, por ai do t’ia dorëzoj timonin pilotit 22 vjeçar nga Kanada, Nicholas Latifi.

7. McLaren – Një prej pilotëve më të rinj dhe me të ardhme të sigurt, Lando Norris pritet që të jetë një zëvendësues ideal në makinën McLaren. 17 vjeçari nga Britania e Madhe për momentin bën gara në FIA F3.

8. Sauber – Dy fytyra të reja priten ta bëjnë testin sot dhe nesër për Sauber. Gustav Malja një suedez 21-vjeçar dhe Nobuharu Matsuchita nga Japonia, vetëm 23 vjeçar./IndeksOnline/