Janë mësuar gjashtë emrat e futbollistë që kandidojnë për çmimin Lojtari i Vitit.
Pesë sulmues dhe një mesfushor në listën e gjashtë të nominuarve për çmimin e Lojtarit të Vitit në Premier Ligën angleze.
Dy yjet e Chelseat, Eden Hazard dhe N’Golo Kante, sulmuesi i belg i Evertonit, Romelu Lukaku, ai i Tottenhamit, Harry Kane, kiliani i Arsenalit, Alexis Sanchez dhe ‘magjistari’ i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic.
Këta futbollistë janë ata që kanë mahnitur me paraqitjet e tyre në këtë sezon dhe me meritë janë përzgjedhur për të garuar me njëri tjetrin për Lojtarin e Vitit.
Mund të quhet befasuese lënia jashtë e Delle Alli i cili nuk është përfshirë në këtë listë, ndonëse është duke dhuruar paraqitje të jashtëzakonshme me Tottenhamin në ligë.
Për të zgjedhur Lojtarin e Vitit të gjithë tifozët mund të votojnë përmes faqes së Premier Ligës.