Emrat kalojnë nga lojtarët e kombëtares, reprezentacionit të Kosovës e deri ata që luajnë për Kombëtaret tjera por që janë shqiptar dhe janë besimtarë të devotshëm.
Dedikimi shpeshtohet në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe në prag të festës së Bajramit, teksa nuk mungojnë as vizitat e yjeve në Xhami për pesë vaktet e namazit. Shkruan GazetaBlic.com.
Shkodran Mustafi anëtari i Arseanalit është një besimtar i devotshëm madje edhe ky fal pesë vaktet e namazit.
I dyti lojtar i njohur është Mergim Mavraj, i sapo transferuari te Hamburgi, është një predikues i madh i religjionit islam, madje Hoxha Ahmed Kalaja i Shqipërisë ka thënë që Mergim Mavraj ka qenë edhe me fal namazin e mengjesit në Xhami, shkraun GazetaBlic.com
I një tjetër emër i respektuar është edhe Andi Lila, mbrojtës i Kombëtares është parë shumë herë në Xhami, ai pas çdo goli feston duke e falënderuar Zotin, shkruan GazetaBlic.com
Jahmir Hyka ish anëtari i Luzern po ashtu është nga ata lojtar i cili fal pesë vaktet e namazit, bile vet Hyka ka thënë që ai frekuenton edhe Xhamitë në Zvicër.
Alban Meha anëtari i reprezentacionit të Kosovës është këtë listë, Meha ka qenë edhe në haxhë.
Gilaman Lika dhe Gentian Muqa ish lojtarët e Kombëtares shqiptar edhe këta janë praktikues të fesë islame, madje Gentian Muqa ishte martuar edhe me miratimin e imamit në Tiranë./GazetaBlic.com