Aktuale

Këta janë kandidatët e PAN-it që morën mbi 1 mijë vota në Mitrovicë

Pas Kadri Veselit që mori 7937 vota dhe Ramush Haradinajt me 2118 vota, vetëm gjashtë kandidatë tjerë të PDK-AAK-NISMA kanë arritur të marrin mbi 1000 vota në Mitrovicë.

Veriu.info ka arritur të siguroj numrin e votave të gjashtë kandidatëve tjerë, ku pas liderit të PDK-së, renditet Abdyl Salihu, i cili ka marrë 4422 vota, i pasuar nga Rrustem Musa që ka 4276 vota.

Numër të madhe të votave ka marrë edhe dy kandidatet e PDK-së nga Mitrovica, Jehona Shyti ka 2636 vota, ndërsa Drita Kadriu 2030 vota.

Bekim Haxhiu është ndër kandidatët më të votuar, pasi që ka arritur të marrë 1496 vota, që ndiqet nga Mergim Lushtaku me 1454 vota.

the authorE B