Sport

Këta janë 20 dribluesit më të mirë në botë, vendi i parë ka habitur të gjithë [Foto]

Cili është dribluesi më i mirë në futbollin botëror? Neymar, Messi ,Hazard apo Ronaldo?

Eshtë e vështirë për të përcaktur se sa i mirë është një futbollist në driblime.

Për qendërsulmuesit mund të numrohen golat e tyre që ata shënojnë, ndërsa për portierët dhe mbrojtësit mund të numrohen statistikat se sa herë e kanë mbrojtur portën e tyre, duke e lënë të paprekur.

Por, në çfarë statistika duhet bazuar për të vendosur se kush është dribleri më i mirë?

CIES – një qendër ndërkombëtarë për studimet sportive kanë dalur me një raport e cila nxjerr 100 driblerët më të mirë në futbollin botëror, shkruan Indeksonline.

“Indeksi i driblimit llogaritet duke ndarë numrin e driblimeve të tentuara nga përqindja e atyre që janë të suksesshme. Kjo na lejon të marrim parasysh aftësitë e driblimit nga perspektiva sasiore dhe cilësore” thuhet në faqen e internetit të tyre.

Prandaj, CIES ka identifikuar driblerë më të mirë në pesë ligat më të mira në Evropë dhe mund të befasoheni se asnjë nga emrat e përmendur më lartë nuk zënë vendin e parë.

Në vendin e parë gjindet ish-anëtari i Barcelonës dhe mesfushori aktual i Midellsbrough, Adama Traore që kryeson listën me 197 driblime të suksesshme. /Indeksonline/