ShowBiz

Këta dy fëmijë në foto sot janë ndër emrat më të përfolur të estradës!

Njihen si personat më provokues në estradë, shkruan GazetaBlic.Alban Ramosaj e Beatrix Ramosaj janë ndër emrat më të përfolur shqiptar kur vie puna e provokimeve, por pa harruar këtu se edhe në botën e muzikës janë emra shumë të dashur e të kërkuar.

Që të dy këta nëpër llogaritë e tyre kanë publikuar një fotografi të njëjtë me rastin e ditës ndërkombëtare të vëllezërve e motrave, duke u treguar kështu nostalgjik për kohën sa kanë qenë fëmijë.

Duke mos i kursyer fjalët miradie që të dy këta kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetin social “Instagram” fotografinë e njëjtë por me shkrime dedikuar njëri-tjetrit.Beatrix në përshkrimin e fotografisë kishte shkruar: “Gëzuar ditën ndërkombëtare të vëllezërve e motrave, vëllai më i mirë në botë, Alban Ramosaj. Nuk e di se çka do bëja ose se çfarë personi do të isha pa ty. Të dua shumë lakatushi jem!”

E në anën tjetër Albani nuk kishte shumë fjalë për t’iu drejtuar motrës së tij. “Dita ndërkombëtare e vëllezërve dhe motrave @beatrixramosaj” – ishin fjalët që ai i kishte vënë në përshkrimin e fotografisë./ © GazetaBlic /

the authorE B