ShowBiz

Kështu i ushtron të pasmet Jennifer Lopez (Foto/Video)

Trajneri i fitnesit i Jennifer Lopezit ka zbuluar se cilin ushtrim këngëtarja e famshme përdor për skalitje të muskujve të vet të barkut për të cilët shumica ia kanë lakmi.

Trajneri i saj, David Kirsch, në një intervistë për revistën Allure ka zbuluar se me cilin ushtrim Jennifer arrin rezultate të tilla.

Fjala është për versionin e ushtrimeve të cilat quhen “the pike” – ngritja e vitheve në ajër krahas vendosjes horizontale të këmbëve.

Diva e muzikës çdo ditë bën versionin “the pike”, i cili bëhet me topin e fitnesit dhe kështu ndihmon në forcimin e muskujve të barkut, por njëkohësisht edhe i forcon muskujt e tjerë.

“Kur ushtroj me të, gjithmonë punojmë me tërë trupin:, kishte shtuar ai.

“Ajo i do ushtrimet me intensitet të lartë dhe të llojllojshme.
E gjitha reduktohet në formësimin e formave të cilat ia ka dhuruar Zoti”, thotë Davidi.

the authorE B