Sport

Kështu u mbyllën pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës

Janë mbyllur tashmë pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës, të cilët po zhvillohen sot, shkruan zeri.info.

Në ndeshjet ndërmjet Besës dhe Lirisë nuk pati gola, njëjtë si në ndeshjen Ferizaj – Drenica, ku 45 minutëshi i parë u mbyll 0:0.

Ndërkaq, në derbin ndërmjet Dritës dhe Trepçës ’89, po avancojnë mitrovicasit 1:0 falë golit të shënuar nga Shpëtim Idrizi në minutën e katërt nga penalltia. /Zëri/