Tech

Kështu do të funksionojë bota në vitin 2036

Vështirë për t’u imagjinuar për shumw prej nesh, por për pjesën më të madhe të amerikanëve të cilët janë bërë pjesë e sondazhit se si do të jetë bota pas 20 vitesh, këto janë krejtësisht të mundura.

Pjesë e sondazhit janë bërë 2, 088 shtetas amerikanë në moshë madhore, të cilëve u është kërkuar që të bëjnë parashikime se si do të jetë e ardhmja e botës në vitin 2036.

Shumica e pyetjeve ishin përreth evoluimit të teknologjisë dhe rolit të saj në jetën tonë. Votuesit e sondazhit janë shprehur se njerëzit e klonuar do të ecin mbi tokë, inteligjenca artificiale do të jetë në krye të korporatave më të mwdha dhe pica do të shpërndahet me dron.