Roland Quandt ka bërë të ditur përmes rrjetit Twitter se çfarë ngjyrash do të kenë telefonat Moto E4 dhe Moto E4 Plus. Moto E4 Plus do të jetë i pranishëm në tri ngjyra: të hirtë, të kaltër dhe të artë.
Dy opsionet e para do të kenë panel të përparmë me ngjyrë të zezë, derisa versioni me ngjyrë ari do të ketë të njëjtën ngjyrë nga të gjitha anët, transmeton KosovaPress.
Moto E4 duket i ngjashëm me modelin e madh. Versioni duket i ngjashëm me modelin më të madh. Versioni i kaltër është pak më i mbylltë, derisa e hirta duket më e ndritshme se sa te Moto E4 Plus. Versioni i artë ka panel të përparmë të bardhë.