Sport

Kështu përgjigjet Bale kur pyetet për ndeshjen kundër Ronaldos

Gareth Bale ka thënë se gjysmëfinalja e Euro 2016 nuk do të jetë mes tij e Ronaldos, por Portugalisë e Uellsit.

Gareth Bale e Cristiano Roanldo, do të përballen në gjysmëfinale të Euro 2016. Portugalia e Ronaldos eliminoi Poloninë, derisa Uellsi i Bale shkoi Belgjikën, kështu që me gjashtë korrik do të mësohet finalisti i parë i Euro 2016.

Kjo është hera e parë që Bale e Ronaldo luajnë kundër njëri tjetrit që nga transferimi i uellsianit në ‘Santiago Bernabeu’.

Gazetari: U kualifikuat, kështu që tani është Bale vs Cristiano?”

“Është Portugali vs Uells dhe asgjë më tepër se kaq”, është përgjigjur shkurtimisht Bale. /Express/