Bale preferon heshtjen kur bëhet fjalë për të ardhmen e Cristianos
Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, ende nuk e ka konfirmuar nëse do të vazhdojë të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, pas spekulimeve se dëshiron të largohet nga Spanja, për shkak të akuzave për evazion fiskal.
Në një intervistë të gjatë për Marca, Bale është pyetur edhe për situatën e CR7. Uellsiani preferon heshtjen kur pyetet për këtë çështje, i cili thotë se nuk di asgjë dhe nuk lexon gazeta.
“A besoni se Cristiano do të largohet me të vërtetë? Unë nuk di asgjë. Nuk mund ta di se çfarë mund të ndodhë. Shikoni, më besoni se dje kam marrë vesh që Lukaku është transferuar në Manchester United… Me të vërtet, nuk e di”, u përgjigj Bale. /Gazeta Express/