Ish miss Kosova Mirjeta Shala është njëra ndër femrat më të bukura në vend.
Modelja e njohur ka kohë që është bërë nënë për herë të parë dhe së bashku me bashkëshortin e djalin ajo po jeton në SHBA, transmeton Gazeta Express.
E në muajin e shenjtë të Ramazanit shumë artistë të njohur po agjërojnë e shpërndajnë lutje e thënie islame.
Ndërkohë një ditë më parë ka qenë nata e madhe e Kadrit për të gjithë myslimanët.
Në këtë natë modelja e njohur i është lutur Zotit që t’ia falë të gjitha mëkatet dhe t’i ruaj nga e keqja.
Lutjen e saj bukuroshja shqiptare e kishte bërë përmes një fotografie që ka postuar në profilin e saj në Instastory.
“Zot sot ne natën e madhe te kadrit, na i fal te gjitha mëkatet qe i kemi ber, na ruaj nga e keqja, na ruaj familjet tona, Zot ndihmoji te varferit Amin”, kishte shkruar Mirjeta.
Kjo nuk është hera e parë që Mirjeta poston diçka të tillë.
Ajo javë më parë kishte postuar edhe një thënie nga pejgamberi Muhamedi a.s.
Kujtojmë se Mirjeta ishte zgjedhur Miss Universe Kosova në vitin 2013. Ndërsa në vitin 2015 përfaqësoi vendin në evenimentin e rëndësishëm Miss Universe ku edhe pati probleme politike me shtetin rus./Gazeta Express/