Ndonëse ai është vëllai i këngëtarit Robert Berisha, Patrisi u bë i njohur për publikun që nga lidhja e tij me këngëtaren e njohur Altuna Sejdiu-Tuna.
Patrisi e Tuna më pas kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Vëmendja për çiftin e njohur veçse u shtua kur si fryt i dashurisë së tyre, ata u bënë prindër të një djali të ëmbël që e pagëzuan me emrin Tian, transmeton Gazeta Express.
Që nga momenti kur ata mbajtën në duar princin e tyre Tianin, dëshmuan se janë prindër shumë të përkushtuar.
Profilet e tyre tashmë janë mbushur me imazhe të Tianit të vogël.
Dita nuk ka si të filloj më bukur për Patrisin e Tunën.
Pak më parë ishte Patrisi i cili në profilin e tij në Instastory kishte publikuar një imazh shumë të bukur të familjes së tij.
Në këtë fotografi shihen duart e Patrisit, Tunës e Tianit të vogël./Gazeta Express/