Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu-Tuna, muaj më parë është bërë nënë. Tuna që kur përjetoi ndjenjën më të bukur ka dëshmuar se është një nënë shumë e përkushtuar.
Ajo kujdeset shumë për djalin e saj Tianin.
Këngëtarja seksi këtë verë po e kalon më ndryshe, pa ndonjë projekt të ri muzikor e pa koncerte e mbrëmje muzikore duke iu përkushtuar më shumë familjes së saj.
Tuna së fundmi në profilin e saj në Instagram ka postuar një fotografi ku shihet duke e ushqyer Tianin e vogël me qumësht gjiri në dhomën e tij.
Këtë moment të bukur Tuna kishte vendosur ta ndajë me gjithë ndjekësit e saj në Instagram./Gazeta Express/