ShowBiz

Kështu duket Bubulina Krasniqi pasi u bë nënë

Ata janë një familje artistësh.

Bëhet fjalë për aktoren e njohur Teuta Krasniqi, vëllain e saj Memli Krasniqi dhe motrën Bubulinën, transmeton Gazeta Express.

Për shkak të angazhimeve të tyre në punë dhe në jetë, ata ka kohë që nuk i kemi parë së bashku. Mirëpo Teuta së fundmi publikon një imazh të bukur ku tregon dashurinë e madhe që ka për Memlin e Bubulinën.

“Dashni e pakusht”, kishte shkruar Teuta. Në këtë fotografi mund ta shihni se pas lindjes, Bubulina po duket shumë bukur.

Kujtojmë se Bubulina pak kohë më parë është bërë nënë. Interpretuesja e hitit “Elementi i pestë”, ka shumë kohë që është shkëputur nga skena muzikore dhe tani është shumë e përkushtuar ndaj familjes së saj.

Ndryshe, Memli është zgjedhur shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës./Gazeta Express/

the authorE B