Peru është bërë kombëtarja më e fundit që ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës Rusia 2018
Kombëtarja e Perusë mposhti 2:0 Zelandën e Re, për t’u bërë shteti i 32 dhe i fundit që siguron kualifikimin në Botëror.
Tashmë dihen të katër vazot e Kupës së Botës, ku shorti për fazën e grupeve do të hidhet me 1 dhjetor.
Kupa e Botës do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik në Rusi. /Express/