Martesa e moderatorit Labinot Gashi-Labi me Qëndresa Bajramin, arriti të përflitet kudo. Çdo postim e “polli” një lajm, çdo foto u komentua gjërë e gjatë, shkruan “Kosovarja”.
Më shumë se Labi, është komentuar nusja e tij, pamja e së cilës la përshtypje pozitive. Fustanet, frizura dhe grimi ishin në nivel, e buzëqeshja e Qëndresës ishte “kapaku” i komenteve pozitive.
Me fat Labi, i cili do ta ketë në krah një femër që reflekton energjitë mirë, e që kontribuoj që moderatori të fitoj edhe më shumë simpatinëe publikut, shkruan “Kosovarja”.
Qëndresa edhe para se të njihej me moderatorin dukej bukur e pa behane. Ajo ishte përherë vajzë me stil. Ja një foto nga ajo kohë.