Një foto mjaft e rrallë e deputetes së Partisë Demokratike Jozefina Topalli është publikuar gjatë ditës së sotme nga fotografja, Vjollca Tafili.
Në këtë foto të shkrepur në vitin 1997 shfaqet ish-kryetarja e Kuvendit së bashku me dy fëmijët e saj Megin dhe Genarin mjaft të vegjël në moshë, ndërkohë që ishin pjesë e marshimit të grave të PD-së në Shkodër. “Zonja e hekurt” dukej mjaft në formë.