Nëse ndonjëherë keni pyetur se si dukej internet në ditët e hershme të tij, më saktësisht në vitet ’70, përgjigjen mund t’a gjeni këtu.
Zhvilluesi i softuerit, David Newbury, tregoi disa letra të vjetra që ia dha babi i tij Paul, e ku e pa edhe këtë:

Paul e gjeti këtë hartë derisa punonte si menaxher i shkencave kompjuterike ne Carnegie Mellon University në Pittsburgh, Pennsylvania. Një vështrim i shkurtë në hartë, edhe i atyre që nuk janë ekspertë, zbulon se sa i vogël ishte rrjeti në krahasim me kohën e tanishme.
Hapat e parë të asaj që ne soti themi internet nuk ishin zhvilluar deri në fund të viteve ’60, ashtu që viti 1973, kur eshtë bërë kjo hartë, mënyra e re e shpërndarjes së informatës ishte e vjetër vetëm disa vite, raporton Independent./GazetaExpress/