Femrat zakonisht preferojnë të përdorin produktet kozmetike për të pasur një fytyrë sa më të shëndetshme.
Por, specialistët mendojnë se nuk janë produktet kozmetike ato që e bëjnë fytyrën më të shëndetshme, të shndritshme dhe të re, transmeton “Zeri.info”.
Më poshtë po jua japim disa këshilla për një fytyrë të shëndetshme:
Ushqyerja: Në fillim duhet të tregoheni të kujdesshëm për një ushqyerje të ekuilibruar dhe të drejtë. Një ushqyerje e ekuilibruar dhe një stil jetese i rregullt ndikon jo vetëm në shëndetin e trupit tuaj, por edhe në shëndetin e fytyrës, përcjell “Zeri.info”.
Për një ushqyerje të ekuilibruar këshillohet konsumimi i perimeve, frutave, qumështit pa yndyrë dhe mishit pa yndyrë.
Uji: Konsumimi i një sasie të mjaftueshme uji ju ndihmon të keni një fytyrë të re dhe të shndritshme.
Pastrojeni rregullisht fytyrën: Përpiquni ta pastroni fytyrën rregullisht në mënyrë që të mos lejoni mbylljen e poreve, sepse nëse poret mbyllen asnjë terapi kozmetike nuk do ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme.
Vitaminat: Vitaminat A, C dhe E luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një fytyre të shëndetshme dhe të bukur.
Ushtrimet: Zhvillimi i ushtrimeve fizike është një rrugë shumë e mirë për të rritur qarkullimin e gjakut dhe në të njëjtën kohë për të pastruar trupin nga toksinat. /ZËRI/