Lifestyle

Këshilla për meshkujt që dalin në takim të parë

Takimi i parë është një rast shumë i veçantë si për meshkujt ashtu edhe për femrat.

Sipas një studimi të fundit, në takimin e parë luan një rol të rëndëishëm rregullimi i flokëve dhe pastrimi i fytyrës, transmeton portali arbresh.info

Ekspertët kanë dhënë disa këshilla se si meshkujt t’ia dalin me sukses në takimin e parë:

Mbajini flokët në rregull. Flokët duket të jenë në propocion me pamjen, duke përfshirë edhe veshjen që zgjidhni.
Kujdesuni që të mos keni zbokth, pasi ky është një problem që hasin një pjesë e madhe e meshkujve.
Mos i lyeni flokët shumë me gjel, sepse do të ngjani sikur nuk jeni kujdesur për higjenën. Flokët duhet të duken sa më natyralë.
Kushtoni rëndësi zhdukjes së pikave të zeza në fytyrë, pasi shumë meshkuj nuk u japin rëndësi atyre.
Duart duhet t’i keni të pastërta. Lani duart me ujë të ftohtë para takimit, sepse ju ndihmon kundër djersitjes.
Mos vishni këpucë pa çorape pasi thithin djersën e këmbëve dhe parandalojnë bakteret që shkaktojnë erë./Arbresh.info