Sport

Kërkon largimin nga City, e do Sevilla

Anësori spanjoll, Nolito kërkon largimin nga klubi anglez, Manchester City.

Mediet britanike shkruajnë se reprezentuesi spanjoll dëshiron largimin nga skuadra e Pep Guardiolas, transmeton KosovaPress.

Nolito në sezonin që lamë prapa, ka pasur shumë pak minutazh tek “Qytetarët”, dhe duket se lojtari dëshiron rikthimin në Spanjë. Raportohet se spanjolli është i lidhur me transferimin tek Sevilla. /KosovaPress/