Një proces i ri dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që me asgjë nuk i ngjan këtij të tashmit, është parë si i nevojshëm nga shumica e panelistëve që kanë marrë pjesë në tryezën diskutuese të Forum 2015, e organizuar të premten në Prishtinë, nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur.
Është kërkuar që stadi final të ketë parime, të jetë i afatizuar dhe i bashkëndërmjetësuar nga evropianët e amerikanët, dhe i cili për qëllim ta ketë nxjerrjen e një marrëveshjeje detyruese për të dyja shtetet, e në të cilën Serbia të paktën që do ta pranonte, do të ishte mospengimi i Kosovës për ta siguruar ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, shkruan sot Koha Ditore.
Pas një viti stagnim, elitat politike dhe bashkësia ndërkombëtare kanë shprehur vendosmërinë për t’i dhënë start stadit final të dialogut që ka nisur në 2011-n.
Deri tash, ky proces është përcjellë me eskalime dhe tensione në skenën politike kosovare…