Infektimi me antraks i disa banorëve në Përmet dhe Gjirokastër si dhe një tjetër i dyshuar në Elbasan ka alarmuar autoritetet shëndetësore në Shqipëri. Në Institutin e Shëndetit Publik kanë treguar se janë në kontakt të vazhdueshëm me specialistët e tyre në terren për ta mbajtur situatën nën kontroll.
Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive pranë ISHP, Silva Bino thotë se kjo situatë është krijuar për shkak të mos vaksinimit në kohë të kafshëve në këto zona. “Janë katër raste të shtuar në spital, 3 nga Përmeti dhe 1 nga Gjirokastra, të cilat janë klinikisht me antraks, por nuk janë vërtetuar ende në mënyrë laboratorike”, ka thënë ajo. Bino i ka bërë thirrje banorëve që të mos konsumojnë mish nga kafshë të dyshuara.