Në Vushtrri është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Gjatë verifikimit ka rezultuar se i dyshuari kërkohej nga Qendra Korrektuese në Lipjan, me ç’rast janë njoftuar zyrtarët kompetentë dhe e kanë dërguar të dyshuarin për të vazhduar vuajtjen e dënimit në Qendrën Korrektuese.