Trashëgimtaria e Top Channel Lori Hoxha shfaqet gjithnjë e kuruar dhe mjaft në formë.
Aktualisht bukuroshja gjendet në Milano për disa ditë dhe mesa duket po e shijon qëndrimin.
Megjithatë mëngjesin e sotëm ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto në të cilën e shohim të veshur sportive, por ajo që bën më tepër përshtypje është shprehja që ajo ka vendosur krahas fotos.
“Mos thuaj një gënjeshtër për mua, që të mos them një të vërtetë për ty,”-shkruan Lori në Instagram. Nuk dihet nuk i referohet bukuroshja me këtë shprehje./Gazeta Express/