Trajneri katalunas, Pep Guardiola the se do t’i vriste yjet e Manchester Cityt nëse do të fillonin të vetëkënaqeshin
Manchester City në 12 javët e para të Premierligës ka fituar 11 ndeshje dhe ka barazuar vetëm një herë, duke kryesuar kampionatin me 34 pikë, tetë më shumë se sa Manchester Unitedin në vendin e dytë.
Yjet e Cityt janë në formë të lartë dhe po marshojnë drejt titullit, por trajneri Pep Guardiola insiston se lojtarët e tij nuk do të vetëkënaqen nga këto rezultate.
Ai madje thotë se do t’i vriste ata nëse do të vetëkënaqeshin.
“Të vetëkënaqen lojtarët? Kjo nuk do të ndodh, sepse jam unë trajneri i tyre. Kësaj skuadre nuk do t’i ndodh ajo. Do t’i vrisja. Vetëkënaqja nuk ndodh në skuadrën time”, tha Guardiola.
“Ata mund të luajnë keq, sepse disa skuadra do të na mposhtin dhe kjo ndodh, por asnjëherë një situatë e tillë”, u shpreh në fund katalonasi. /Express/