Rajon & Botë

Kërcënim në anije, evakuohet porti i Karolinës së Jugut

Një terminal i Portit të Charlestonit, në Karolinën e Jugut është evakuuar për shkak të një kërcënimi të mundshëm në një anije.

Lajmi është bërë i ditur nga Rojet bregdetare amerikane në një deklaratë.

“Autoritetet u njoftuan për një kërcënim të mundshëm në bordin e anijes “Maersk Memphis” në Portin e Charleston, në orën 8:00, sipas orës lokale të mërkurën, thanë Rojet Bregdetare.

Sipas deklaratës, anija në fjalë aktualisht është ankoruar në terminalin Wando të portit.

Ai është evakuuar dhe njësitë e zbatimit të ligjit nga agjencitë shtetërore po hetojnë kërcënimin.

the authorE B