Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka marrë lajmin më të keq sot gjatë stërvitjeve.
Futbollistët kosovar ishin duke u përgatitur në stadiumin “Adem Jashari” para ndeshjes me Ukrainën më 6 tetor.
Por, gjatë kësaj stërvitjeve u lënduan dy futbollistë. Bëhet fjalë për Besar Halimi dhe Bledar Hajdini.
Që të dy priten të mungojnë në dy ndeshjet e fundit të Kosovës për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”./IndeksOnline/