Pesëmbëdhjetë persona raportohet se janë zhdukur pasi një ndërtesë shtatë katesh u shemb dje në mbrëmje në një rrethinë lindore të kryeqytetit të Kenisë, Nairobi.
Kryqi i Kuq i Kenisë ka njoftuar në Twitter se ekipet e shpëtimit ndodhen në vend të ngjarjes, në rrethinën Këare Pipeline Embakasi, transmeton Express.
Gazeta Star ka raportuar se dhjetëra persona janë evakuuar pak para shembjes.
Dëshmitarët kanë thënë për këtë gazetë se ndërtesa nuk ka qenë e sigurt për banim pasi që vrima kishin filluar të krijoheshin në muret e saj.
Koordinatori i ekipit të shpëtimit, Pius Masai, ka thënë se më shumë se 100 persona janë numëruar por mund të ketë persona të ngecur nën rrënoja. /Express/