Këngëtarja e njohur Dhurata Ahmetaj është shumë aktive në rrjetet sociale.
Dhurata së fundmi ka postuar një fotografi ku në të shkruhet një lutje islame.
“Zoti ua shtoftë diturinë e dobishme, Amin”, kishte shkruar Dhurata në këtë fotografi ku përveç kësaj shihen edhe libra.
Këtë fotografi ajo e kishte postuar në profilin e saj në Instastory, transmeton Gazeta Express.
Nuk dihet nëse edhe Dhurata bën pjesë në listën e këngëtarëve të cilët po agjërojnë në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Dhurata Ahmetaj pak ditë më parë ka publikuar projektin e saj më të ri “D”.
Kjo këngë është pritur shumë mirë nga të gjithë fansat e saj./Gazeta Express/