Këngëtarja e njohur Vesa Luma sot ka një ditë feste.
Kjo për faktin pasi ajo sot përjetoi ndjenjën e bukur duke u bërë teze përsëri, transmeton Gazeta Express.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Vesa pas një video që ka postuar ajo në profilin e saj në Instastory.
“Teze prap”, kishte lënë mbishkrim Vesa, e cila nuk ka mundur pa e ndarë këtë gëzim me të gjithë fansat e saj.
Vesa këtë video e kishte bërë nga spitali dhe nuk kishte treguar nëse është bërë teze e një nipi apo mbese.
Për më shumë mund ta shikoni në videon më poshtë.
Këngëtarja Vesa Luma është rikthyer për publikun me një këngë dhe klip të ri në bashkëpunim me Ervin Gonxhin.
“Ti zemra ime”, titullohet kënga më e re e Vesës, të cilën e publikoi një ditë pas ditëlindjes së saj./Gazeta Express/