Këngëtari shqiptar Gena gjithnjë është shquar për tipin e tij mjaft të çlirët në skenë
Këtë herë ai ka qenë duke performuar së bashku me kolegen e tij, Genta Ismajli në Gjakovë. Në një video të publikuar në rrjete sociale këngëtari ulet në gjunjë në mes të skenës, duke i marrë dorën Gentës në një çast gjatë performancës.
“Genta Ismajli sot po ta kërkoj dorën për martesë. A je dakrod?”- i ka thënë Gena këngëtares, e cila e vënë disi në siklet, iu përgjigj: “Po Gena”.