ShowBiz

Këngëtari shqiptar bashkëpunon me producentin e Lady Gagas

Kënga titullohet “The Way I Love Her” dhe është punuar nga një producent i njohur, Albert Stanaj.

Artisti shqiptar i cili tashmë dita ditës po bënë hapa të mëdhenj drejt ngritjes në karrierën e tij muzikore në tregun botërorë, tashmë ka bërë gati këngën e re.

Stanaj ka njoftuar se shumë shpejt do ta sjellë këngën “The Way I Love Her”, e cila pritet të jetë një hit i madh i këngëtarit.

Kjo këngë është punuar nga një producent i njohur. RedOne, ka realizuar këngën e Stanaj, i cili pas vete numëron një numër të madh hitesh që i ka krijuar për artistët si: Lady Gaga, Shakira, Enrique Iglesias, Nicki Minaj e shumë yje të tjerë botëror, por kësaj liste po i shtohet edhe Stanaj.

Stanaj ka publikuar një video të shkurtër ku dëgjohet kënga e re e cila është paralajmëruar për datën 30 qershor.

the authorE B