Dje u shpallën vendimet për të burgosurit për lëndën “Lagjja e Trimave- Kumanova”, ku 26 të akuzuar u dënuan me 746 vite burg gjithsej dhe 7 të tjerë me burg të përjetshëm.
Nga dhënia e verdiktit erdhën shumë reagime nga qytetar të thjeshtë dhe fytyra publike, shkruan Indeksonline.
Ndër atë që reaguan për këtë rast është edhe anëtari u grupit Etnon, Milot Hasangjekaj. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” e ka shprehur mos kënaqësinë e tij duke e lidhur edhe një paralele me një rast tjetër.
“Breivik ne Norvegji i ka vra 68 persona + 100 te plagosur e është denu 21 vjet burg …. ne Maqedoni denohen njerzit me denim te perjetshem. Drejtesi Politike”, ka thënë ai në postimin e tij.






















