Këto ditë këngëtarja e njohur Big Mama ka bërë së bashku shumë yje të estradës.
Big Mama, Lori, Fjolla Morina, Shpat Kaspai, Gili e Ilit Berani janë vetëm disa nga emrat e famshëm të cilët këto ditë janë duke shijuar së bashku, transmeton Gazeta Express.
E se ata po kalojnë shumë çaste të bukura me njëri-tjetrin më së miri e dëshmojnë fotografitë e videot që ata postojnë në rrjetet sociale.
Është kjo Bigu e cila ka mbushur profilin e saj në Instastory nga atmosfera që kanë.
Në njërën nga videot shihen të gjithë së bashku duke kënduar këngën e Era Istrefit “BonBon”.
Por ai që bie në sy është Shpati për mënyrën se si këndon.
Për më shumë shikoni videon më poshtë./Gazeta Express/