Aktuale

Kënaquni edhe pak me motin e mirë, rikthehet bora e shiu

Ditën e mërkurë me kalimin e një fronti të ftohtë, vransirat do të shtohen, e në orët e mbrëmjes priten edhe reshje të dobëta shiu, që do të vazhdojnë deri të enjten në mëngjes.

Të enjten dhe të premten, do të mbajë mot i butë me diell dhe vransira

Në fundjavë, sipas tendencave të fundit, priten sërish mundësi për reshje shiu dhe bore.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare.

Minimalet do të luhaten nga -3C deri në +4C, ndërsa maksimalet nga +8C deri në +11C.

Era do të fryejë kryesisht nga krahu jugor, mesatarisht e fuqishme 3-10m/s.

the authorE B