Aktuale

Kelmendi: ‘Syri i Popullit’ ka lidhje me SHIK’un, s’ua kam frikën

Organizata “Syri i Popullit”, ka vënë në shënjestër dhjetëra figura publike për likuidim. Në listën e publikuar në media përfshihen; Deputet, ministra, kryetar komunash, publicistë e gazetarë. Në mesin e tyre, mediat raportojnë se është listuar edhe emri i zëvendëskryeministrit Ramiz Kelmendi.
Mirëpo Kelmendi nuk shihet t’ia ketë frikën kësaj liste.

Ai thotë se nuk ka arsye të ndjehet i rrezikuar dhe beson se kjo listë lidhjet i ka me Shërbimin Informativ të Kosovës.

“Me të thanë të drejtën organizata “Syri i Popullit”, është një organizatë e dëmshme për shoqërinë tregon që ka njerëz që ende donë me njollos. Unë nuk ndjehem i rrezikuar prej listës se nuk kam arsye. Kjo organizatë lidhjet i ka me SHIK-un”, ka thënë Kelmendi për Indeksonline.

the authorE B