Aktuale

Kelmendi përfundimisht tregon votën e tij

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ramiz Kelmendi ka thënë se ende nuk ka vendosur për votën e tij.Ai ka thënë se ka dilema nëse do ta votojë ose jo demarkacionin, ngase është mes zgjedhjes për izolim të familjes së tij, ose izolim të krejt Kosovës.

Nëse janë më shumë se 80 vota, Kelmendi ka thënë se do të abstenoi, ndërsa nëse ka më pak, “ndoshta edhe do të votojë” ka thënë Kelemndi.

Kelmendi ka thënë se Ibrahim Rugova, ka thënë se çka do që vendos Amerika Kosova duhet ta dëgjoj.

Ai ka shtuar se nëse demarkacionin mbetet peng i vetëm votës së tij, ai do votoj dhe nuk do e bllokoj procesin e as qytetarët./GazetaBlic/

the authorE B