Aktuale

KEDS lë në terr AKI-në dhe FSK-në

Dy institucione kryesore të sigurisë në vend, AKI’ja dhe FSK’ja, do të mbesin pa rrymë për mbi gjysmë ore sot.
Këtë gjë e ka konfirmuar kompania e distribuimit të rrymes, KEDS, e cila ka sqaruar edhe arsyet e ndërprerjes, shkruan gazetametro.net.

Sipas tyre, kjo ndërprerje emergjente do të bëhet për të ndërruar transformatorin e rrymës së FSK’së.

“KEDS njofton se sot, më 04.07.2018 në NS 110/10 Prishtina 1 do të ketë ndërprerje emergjente të daljes nr. j23 nga ora 10:00 deri në orën 10:15”, thuhet në njoftimin e KEDS.
Ndërkohë, për KEDS kjo nuk është ndalja e vetme emergjente që e bën në kryeqytet. Muajve të fundit e gjithë Prishtina në pjesë të ndara ka mbetur pa rrymë për shkak të punimeve në rrjet.
Mirëpo, kjo është hera e parë që institucione të rëndësishme të sigurisë mbesin pa energji elektrike

the authorE B