Është njëri ndër regjisorët më të njohur kosovarë.
Bëhet fjalë për Selami Tarakun, i cili përveç karrierës është edhe një baba i përkushtuar, i cili kujdeset shumë për dy fëmijët e tij tashmë të rritur Morenën dhe Premtorin
Ai së fundmi i ka habitur të gjithë fansat e tij me një foto të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’.
Regjisori shihet i përqafuar me një vajzë zeshkane e cila është shumë më e re në moshë. Dhe me këtë rast ai ka hedhur shumë dyshime te të gjithë.
Kjo foto e cila po e bën xhiron e internetit në Kosovë, është komentuar shumë nga ndjekësit e tij.
‘Prof. i nderuar prej qe te mbaj mend gjithmonë ne aksion ke qene’, ka shkruar në koment një i afërm i profesorit.
Por i kontaktuar nga Gazeta Express, ai ka sqaruar të vërtetën rreth këtyre dyshimeve, duke treguar se vajza e cila e ka përqafuar atë nuk është e afërme e tij.
‘Për momentin jam në Ulqin, dhe kjo vajzë është një kameriere të cilën e njoh qe shumë vite pasi që vij çdo vit në këtë hotel. Unë i kam harruar ato sene, nuk e kam moshën unë për ato sene’, ka thënë Taraku për Express.
Sidoqoftë në i urojmë pushim të këndshëm. /GazetaExpress/.