Shumë prej artistëve botërorë janë duke shijuar pushimet dhe njëra prej tyre është edhe këngëtarja kanadeze Katy Perry e cila sapo ka publikuar hitin e radhës ‘Bon Apettit’.
Siç duket edhe nga fotot artistja po shijon pushimet duke mos e pasur fare mendjen nëse dikush po e sheh.
Mësohet se këngëtarja po i shijon pushimet në Itali dhe madje përflitet se ajo është në një lidhje me një këngëtar spanjoll.
Si gjithmonë artistja di të jetë shumë origjinale duke dëshmuar se edhe ajo është si të gjithë ne. /Telegrafi/