Real Madridi është i interesuar edhe për mesfushorin e Borussia Dortmund, Giovanni Reyna, i cili është pjese e listës së dëshirave për verën e ardhshme, së bashku me Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Eduardo Camavinga.
Gjiganti spanjoll këtë afat kalimtar nuk kanë bërë ndonjë blerje, pasi që është të fokusuar te lojtarët e rinj, raporton Gazeta Express.
Mbappe, Camavinga dhe Haaland janë prioritet i klubit për verën e ardhshme por listës e dëshirave të Zinedine Zidane iu ka bashkuar edhe Reyna.
Mbappe është më i vjetri nga këta katër lojtarët, edhe pse është vetëm 21-vjeçar. Ndërsa Haaland është 20-vjeçar, tri vjet më i vjetër së dyshja Camavinga dhe Reyna, të cilët janë 17-vjeçarë.